Bashkimi i të djathtës/ Bozdo: Më mirë se Berisha s’e bën askush, SHBA po risheh pozicionin (VIDEO)

Bashkimi i të djathtës/ Bozdo: Më mirë se Berisha s’e bën askush, SHBA po risheh pozicionin (VIDEO)

Ish-sekretari Organizativ i PD-së Eno Bozdo duke folur në MCN Live deklaroi se bashkimi mes demokratëve në struktura po ndodh.

I pyetur mbi kandidaturën e Berishës për kryetar të PD-së, Bozdo thekson se e djathta është në emergjencë për bashkim, dhe Berisha mund ta kryejë më së miri këtë mision për të paktën 1 vit.

Nuk mund të bëhen zgjedhje brenda PD-së së Bashës se s’ka më njerëz, nuk i lënë demokratët. Nëse Basha s’jep dorëheqjen ne do shkojmë si ‘Shtëpi e Lirisë’ në zgjedhje, ai as 2 për qind s’ka për të marrë.  Nëse Berisha hyn në garë probabiliteti është i lartë të fitojë ai, por s’përfundon këtu procesi. Sot jemi në çaste emergjente për bashkim. Më mirë se Berisha për të paktën për një vit nuk e bën askush. Nëse Berisha tërhiqet tani anëtarësia i thotë nuk mund të heqësh Lulin nr.1 dhe të vendosësh Lulin nr. 2. Merre përgjegjësinë për ta çuar partinë në një gjendje të mirë të galvanizuar”.

Bozdo u shpreh se pas rezultateve të 6 marsit, edhe SHBA është duke riparë pozicionin e saj, pasi është e interesuar për demokraci funksionale.

Besoj që SHBA-të kanë gjithë interesin që të kenë një opozitë të fortë, pavarësisht orientimit dhe qëndrimit të tyre, për të cilin kam qenë kritik. Edhe ata janë duke riparë pozicionin e tyre për demokraci funksionale. Në çastet kur institucionet janë të kapura nga Rama, do kapi edhe presidentin, e vetmja gjë që do mbajë shoqërinë në balancë është PD. Nëse PD është me Bashën apo jo, përgjigjja u mor në 6 mars. Ka ridimensionim të pozicioneve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy