
Analisti Neritan Sejamini teksa komentoi intervistën e ish-zv. Kryeministrit Arben Ahmetaj, tha se është skandaloze që ky i fundit është arratisur ndërsa akuzohet për hetim pasuror dhe privatizim, pasi ai nuk është duke u akuzuar për inceneratorët. Sipas Sejaminit, komentet e kryeministrit Rama për çështje të ndryshe i ka bërë dëme Shqipërisë, përfshi këtu dhe për çështjen Ahmetaj.
“Akuzat e prokurorisë ndaj Ahmetajt janë shumë të lehta. Ai nuk po akuzohet për inceneratorët, por për një hetim pasuror dhe një privatizim. Shqiptarët kanë marrë azil në SHBA dhe në Evropë duke sajuar historira, për arsye politike, pra shqiptarët janë specializuar për të marrë strehim politik.
Përderisa nuk është para drejtësisë Ahmetaj do të sajojë një histori që u sulmua politikisht. Thelbësore për ne është që zv.kryeministri, një figurë e lartë i ka ikur drejtësisë. Ky është problemi i PS-së, i qeverisë dhe i Shqipërisë. Se çfarë do të bëjë Ahmetaj, do marrë apo s’do marrë azil, do të jetojë mirë apo jo, nuk është çështje publike. Çështja është se është skandaloze që ai i ka ikur drejtësisë. .
Kryeministri Rama duke bërë prokurorin për çështje të ndryshme i ka bërë dëme Shqipërisë, kujtojmë këtu që Shqipëria humbi çështje Beccheti vetëm prej një postimi të Ramës në Twitter.”



