
Shkodra tashmë është një destinacion ndalese për të gjithë turistet e huaj dhe turet e ndryshme.
Pasditen e djeshme Shkodra mirëpriti 25 makina retro që vizitojnë qytetin nën turin e tyre “Rally Vintage” të nisur nga Salsburgu në Athinë e më pas në Shqipëri.
Pjesëtarët e grupit të "Rally Vintage" për mikrofonin e MCN tv, kanë treguar eksperiencën dhe impresionist e tyre për Shqipërinë.
Udhëtimi deri në Shqipëri na shkoi shumë mirë. Në Shqipëri është hera e parë që vij dhe më duket një vend shumë i bukur.
Në rrugëtimin tonë deri këtu nuk kemi hasur asnjë problem me makinën dhe ky udhëtim më ka shijuar shumë, i këndshëm i rehatshëm.
Po ne e kemi nisur udhëtimin tonë nga Austria i cili është një vend shumë i bukur pastaj kemi shkuar në Slloveni dhe ne Kroaci, Mali Zi dhe pastaj në Shqipëri e cila gjithashtu është shumë e këndshme. Shqipëria është shumë e bukur, ka male mahnitëse dhe rrugë shumë të mira.
Udhëtimi ishte shumë i bukur pasi kemi udhëtuar mes maleve dhe shihnim dhe liqenin. Unë jam nga Hollanda dhe është hera e parë në Shqipëri dhe me duket një vend ndryshe nga Mali i Zi pasi këtu ka me shumë njerëz pasi është edhe një qytet i madh pasi në Malin e Zi nuk kemi parë shumë njerëz.
Te gjitha makinat si pjesë e grupit u parkuan në sheshin para bashkisë Shkodër.
Ekspozita e "Rally Vintage" solli edhe interesin e qytetarëve shkodranë për të parë nga afër këto automjete të veçanta.



