Kokaina e të varfërve, droga e përdorur nga komandot e Hamasit për të zhdukur frikën

Kokaina e të varfërve, droga e përdorur nga komandot e Hamasit për të zhdukur frikën

Disa nga komandot e Hamasit të cilët morën pjesë në sulmin ndaj civilëve izraelitë pranë Rripit të Gazës më 7 tetor ishin nën ndikimin e një droge sintetike të njohur si Captagon.

Kjo është bërë e ditur nga kanali televiziv izraelit 12. Saktësohet se gjurmët e Captagonit, janë zbuluar në mesin e të burgosurve terroristë në Izrael.

Ky medikament, i cili eliminon urinë dhe ndihmon të ndiheni vigjilent për një kohë të gjatë, “i lejonte terroristët të kryenin akte çnjerëzore të vrasjes duke qëndruar vigjilentë, pa frikë dhe indiferentë”.

Pilulat e kësaj lënde narkotike ishin ende në xhepat e anëtarëve të Hamasit, të cilët mbetën në tokë pas luftimeve. Bëhet fjalë për një drogë të prodhuar në Liban dhe Siri, e njohur edhe si “kokaina e të varfërve”, e cila në të kaluarën është përdorur nga ISIS.

Captagon është një produkt që ofron eksitim të fortë, i përbërë nga amfetaminë dhe kafeinë në doza të larta, dhe që i shtyn njerëzit të ndihen më të fortë si dhe largon frikën.

Droga u jepet luftëtarëve për t’u dhënë atyre energji për të vazhduar vrasjen dhe për të kapërcyer frikën e tyre.

Ajo nuk përdoret vetëm nga ushtarët, por përdoret për argëtim dhe nga njerëz me punë të vështira fizike në të gjithë shtetet arabe.

Shumica dërrmuese e Captagon prodhohet në Siri me një operacion më të vogël prodhimi në Liban.

Miliona pilula janë kontrabanduar nga Siria në vendet fqinje.

Çmimi i këtyre produkteve ka rënë dhe kjo u mundëson njerëzve ta gjejnë lehtësisht në internet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy