Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadoren e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann.
Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Kim shprehet se SHBA-ja është e lumtur për çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe se mezi pret të punojë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë shqiptare.
E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është e lumtur për hapjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.
E mirëpresim bashkepunimin e afërt me ekipin e BE-së, për mbështetjen e përpjekjeve të popullit dhe qeverisë shqiptare, perfshire ketu implementimin e plotë të reformës në drejtesi.



