Rama: Në shtator nis shkrirja në një e institucioneve që trajtojnë pronat (VIDEO)

Rama: Në shtator nis shkrirja në një e institucioneve që trajtojnë pronat (VIDEO)

Institutionet që merren me trajtimin e pronës do të bashkohen në një.

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Rama paralajmëroi se reforma për bashkimin e institucioneve që trajtojnë pronat do të nisë në shtator.

Rama tha se synimi është që Hipoteka dhe ALUIZNI të jenë në një institucion, ndërsa shtoi se kjo do ta bëjë më të lehtë për qytetarin aksesin në shërbime, por do të racionalizojë edhe burimet njerëzore.

“Në shtator jemi gati të lançojmë reformën për të cilën kemi filluar që të punojnë që verën e shkuar. Reformën e bashkimit të institucioneve të pronës, për të pasur një agjenci kombëtare të pronës. Për të mos shkuar e ardhur mes institucioneve, por për të pasur një institucion dhe një drejtim. Kjo reformë do të jetë rrënjësore dhe do të racionalizojë burimet njerëzore. Do të mundësojë një ecuri të shpejtë. Në fund të mandatit do të kemi një lehtësi për dhënien e titujve të pronësisë, përmes një programi dixhitalizimi”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy