
Ajo që po ndodh në Mariupol, është një krim i tmerrshëm lufte, diçka e tmerrshme. Duhet ta dënojmë në mënyrë të qartë. Qyteti është shkatërruar i gjithi.
Kështu tha përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në Bashkimin Europiën, Josep Borrell, lidhur me situatën në qytetin ukrainas.
Kjo nuk është luftë, por shkatërrimi i një vendi, pa marrë parasysh ligjet e luftës, pasi edhe lufta ka ligje. Moralisht Rusia, e ka humbur legjitimitetin. Putin, meriton dënimin më të ashpër në botën e civilizuar.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian do të diskutojnë gjatë ditës së sotme, vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë sanksionet ndaj sektorit të energjisë dhe naftës së vendit, tha Borrell, para nisjes së takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Bruksel.



