Gazeta Blic/ Edi Rama merr “mision” formimin e Qeverisë së Kosovës pa zgjedhje: Takime “sekrete” me Hashim Thaçin

Gazeta Blic/ Edi Rama merr “mision” formimin e Qeverisë së Kosovës pa zgjedhje: Takime “sekrete” me Hashim Thaçin

Edhe pse të gjitha partitë politike në Kosovë, përfshirë Partinë Demokratike të Kosovës, po deklarohen publikisht për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në prapaskenë po zhvillohen takime e po përfliten skenarë për formimin e Qeverisë së re, pa shkuar fare në zgjedhje, shkruan gazetat në Kosovë.

Gazeta Blic në Prishtinë, nga burime të saja të afërta me presidentin Hashim Thaçi, merr vesh se ai së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë duke bërë përpjekje për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Madje, sipas këtyre burimeve, ata përpos që janë në komunikim të vazhdueshëm, dyshja Thaçi -Rama kanë zhvilluar edhe takime “sekrete”, në Tiranë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, përpos Ramës e Thaçit në takime kanë marrë pjesë edhe disa zyrtarë tjerë nga Kosovë, duke mos precizuar se për kë bëhet fjalë, shkruan gazeta Blic.

Skenarët e Edi Ramës e Hashim Thaçit

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë duke u përpjekur që të formojnë qeverinë e re të Kosovës pa shkuar fare në zgjedhje. Kryeministri shqiptar, ka marrë “mision” që t’i ndihmoj Thaçi në formimin e qeverisë së re. Ai madje, është duke tentuar që të negociojë dhe t’i bind disa nga partitë në Kosovë që të bëjnë qeverinë e re”, tha ky burim, duke shtuar se ditëve në vijim, pritet intensifikim i përpjekjeve për ta arritur këtë “objektiv”.

Ky burim saktëson, se tandemi “Thaçi- Rama”, janë duke bërë përpjekje që këtë “mision” ta përfundojnë para datës 22 gusht- kohë kjo kur është caktuar edhe seanca për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka kontaktuar me Presidencën e Kosovës për të pyetur në lidhje me këtë “Mision” të Hashim Thaçit, por që nuk ka marrë informacion.

Derisa kanë mbetur edhe dy javë kohë deri tek seanca për shpërndarjen e Kuvendit, po përmenden disa skenarë se si mund të formohet qeveria e re.

Njëri prej skenarëve ka të bëjë me futjen e LDK-së në qeveri, edhe me kushtin që PDK të dalë në opozitë, vetëm e vetëm që të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy