Pakistan, numri i viktimave nga përmbytjet shkon mbi 1 mijë

Pakistan, numri i viktimave nga përmbytjet shkon mbi 1 mijë

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyer që filluan në qershor, iu kanë marrë jetën të paktën 1061 personave në Pakistan, sipas numrit të fundit të vdekjeve të publikuar sot nga autoriteti kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive.

Bazuar në të dhënat e fundit, 28 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet janë ende duke u përpjekur të arrijnë në fshatra të izoluar në zonat malore në veri të vendit aziatik, çka do të thotë se numri mund të bëhet edhe më i rëndë.

Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakistanezë, janë prekur nga përmbytjet dhe gati një milion shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, sipas qeverisë.

Autoriteti i Menaxhimit të fatkeqësive, raportoi gjithashtu se mbi 800 mijë hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, si dhe 3400 kilometra rrugë dhe 157 ura.

Shirat e rrëmbyer, të njohur si musoni, një fenomen që zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator, është i nevojshëm për të ujitur të mbjellat dhe për të rimbushur burimet ujore të nënkontinentit Indian. Por si pasojë e këtyre shirave, pothuajse çdo vit vijnë shumë tragjedi dhe fatkeqësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy