Zhvlerësimi i euros/ Radonshiqi: Dyshime për kompromis, duhet të hetohet! Mbani kursime në lek  

Zhvlerësimi i euros/ Radonshiqi: Dyshime për kompromis, duhet të hetohet! Mbani kursime në lek  

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi deklaroi se duhet të ketë një hetim lidhur me zhvlerësimin e euros dhe fuqizimin e lekut në vend, duke hedhur dyshime për kompromis në përcaktimin të kursit të këmbimit.

Duhet të hetohet. Duket sikur ekziston një kompromis mes agjentëve që përcaktojnë kursin e këmbimit dhe atyre që janë përgjegjës për politikat monetare. Duket sikur bëhet për të favorizuar qeverinë për borxhin. BSH me gjithë instrumentet që ka duhet të marrë masa, sepse në momentin që nuk merren masa, investohet në varfërimin e mëtejshëm të vendit tonë”.

Radonshiqi tregoi dëmet që merr biznesi si pasojë e zhvlerësimit të euros, ku preken më së shumti eksportet.

Kemi shumë biznese që operojnë në tregjet e huaja. Në momentin që eksportojnë ato janë në humbje. Me fuqizimin e monedhës vendase ato detyrohen të ulin çmimin dhe të mos jenë konkurruese. Ky biznes ka dy rrugë, ose të ulë kostot dhe të sakrifikojë nga marzhi i fitimit, ose ta shesë me çmim më të lartë, që është prapë kosto për biznesin. Kemi euro në treg. Do kemi akoma dhe më tepër euro në tregun tonë, kjo do sjellë përsëri një forcim të monedhës vendase karshi euros. Ne kemi parë që në periudhën e verës dhe dhjetor nuk ka pasur influencë të madhe pjesa e zhvlerësimit të euros, gjithsesi luan një rol”.

Ekspertja e ekonomisë tha se finalja e Conference League mund të ketë ndikim afatshkurtër në kursin e këmbimit. Sipas saj ndikimi më i madh do të vijë nga sezoni turistik i verës.

Këshilla e Radonshiqit për qytetarët ishte që aktualisht të mos mbajnë kursime në euro.

Fuqizimi i monedhës vendase do të thotë që eksporti është më i shtrenjtë dhe importi më i lirë. Do ishte më shumë në favor të tregtarëve se sa në uljen e inflacionit. Nuk është momenti i duhur për të rritur kursimet në euro, por t’i mbajnë në lekë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy