
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit.
Ai shprehu mirënjohje për mësueset e mësuesit, që sipas tij, mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë.
MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë.



