Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Çdo rezultat do ta konsiderojmë legjitim, edhe nëse humbas

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan: Çdo rezultat do ta konsiderojmë legjitim, edhe nëse humbas

Në prag të zgjedhjeve në Turqi, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do të bëjë atë që kërkon demokracia dhe se do të konsiderojë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga votimi.

Gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt në shumicën e kanaleve televizive turke, presidenti iu përgjigj një gazetari që e pyeti se çfarë do të bënte nëse do të mposhtej në votime duke thënë:

Ne erdhëm në pushtet në mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe ne do të bëjmë atë që na kërkon demokracia, do ta konsiderojmë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga votimi.

Kemal Ozkiraz, themeluesi i firmës së sondazheve Avrasya i cili parashikoi një humbje në zgjedhje të Erdoganit, është vendosur ndërkohë në paraburgim në Ankara. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ozkiraz në Twitter. 

Sondazhi i fundit i publikuar nga kompania e tij Avrasya tregon se kreu aktual i shtetit turk ka 44.2% dhe pret që kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu të fitojë raundin e parë me 51.3% të votave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy