Fatos Tushe dhe Eduart Kapri mbeten në rrjetën e SPAK/ FactCheck zbardh dosjet, nga pafajësia tek katet pa leje (VIDEO)

Fatos Tushe dhe Eduart Kapri mbeten në rrjetën e SPAK/ FactCheck zbardh dosjet, nga pafajësia tek katet pa leje (VIDEO)

Nga pesë ish-kryebashkiakë të hetuar nga SPAK përgjatë 2023, dy prej tyre rezultojnë më të preferuarit. Fatos Tushe dhe Eduart Kapri përkatësisht nga Lushnja e Pogradeci vijojnë të jenë subjekte të procedimeve penale.

Në raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme përgjatë 12 muajve të vitit 2023, në shifra janë renditur 5 ish-kryebashkiakë të hetuar dhe përballur me ligjin.

E teksa po mbyllet 2024, rezulton se dy prej tyre kanë qenë më të preferuarit e SPAK. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe ai i Pogradecit Eduart Kapri s’kanë mundur t’ia hedhin pa u hetuar edhe në vitin 2024.

Por si nisi gjurmimi i tyre nga SPAK dhe çfarë ka vendosur gjykata për ta?

Në korrik të vitit 2021, me kërkesë të SPAK Policia e Shtetit do të arrestonte Fatos Tushen. Tushe asokohe ishte ende në detyrë, ndërsa ndaj tij rëndonte akuza e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Për këtë procedim ai u dënua 3 vite duke hyrë e dalë në qeli dy herë, por sapo e shkelu atë SPAK e thërriti sërish.

Këtë herë me një hetim pasuror dhe masë sekuestro. Prokurorja Manjola Kajana zbuloi se Tushe kishte fshehur pasurinë e tij, një apartament në bregdetin e Vlorës i sekuestruar po nga SPAK.

Për fshehjen e pasurisë SPAK kërkoi duke marrë parasysh edhe gjykimin e shkurtuar ridënimin e Tushes me një vit burgim. Gjykata e Posaçme vendosi të mos e çojë në qeli por e konvertoi këtë dënim me dy vite shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë shkelje ligjore.

Të njëjtin fat si Tushe, dy herë në SPAK në më pak se një vit ka pasur edhe Eduart Kapri ish-kryebashkiaku Pogradecit.

Më 12 korrik 2021 SPAK kërkoi gjykimin e Kaprit për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Vënia në hetim e Kaprit dhe vartësve të tij nga SPAK tre vite më parë u bë për “procedurën e prokurimit “Procedurë e Hapur” me objekt: “Blerje dru zjarri”, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec”. Nga hetimi, rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Të dy këto akuza ranë dhe në korrik 2023 nga shkalla e parë e më pas në Apelin e Gjykatës së Posaçme në shtator 2024 Kapri mundi të marrë pafajsinë.

Pak muaji pasi Apeli certifikoi pafajësinë, Kapri rivihet në hetim për herë të dytë. SPAK thotë se nga materialet e ardhura nga Prokuroria e Korçës rezulton se ish-kryebashkiaku me veprimet dhe mosveprimet e tij ka lejuar të vëllanë Gëzim Kaprin të ndërtojë pa leje dy kate në një objekt 14 katësh në qytetin e Pogradecit.

“Në përfundim të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe pas analizës ligjore të kryer, rezulton se është dokumentuar fakti penal, se me veprimet dhe mosveprimet e tij, shtetasi Eduart Kapri, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Pogradec, në bashkëpunim me shtetasit Besmira Niko dhe Besjan Meço, kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të objektit pallat 14 katësh, nga shoqëria Gedi sh.p.k., (me administrator shtetasin Gëzim Kapri, vëllain e shtetasit Eduart Kapri), në qytetin e Pogradecit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy