Kievi: Mbi 156 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës

Kievi: Mbi 156 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës

Rusia ka humbur 820 burra në ditën e fundit, duke i çuar humbjet në radhët e saj në 156,120 që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë, 24 shkurtin e kaluar. 

Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, i sapo publikuar në Facebook, i cili raporton shifra që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. 

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot rusët kanë humbur 156,120 burra, 3,441 tanke, 6,736 automjete të blinduara, 2,465 sisteme artilerie, 488 raketahedhës të shumëfishtë, 254 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Sipas buletinit, i cili saktëson se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse do të kishin humbur gjithashtu 303 avionë, 289 helikopterë, 5331 automjete, 18 njësi detare dhe 2098 dronë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy