
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, mbledh sot në Durrës kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.
Mësohet se në takim do të marrë pjesë dhe Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërkohë që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në takim.
Rreth mesditës pritet që Hahn dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.



