
Zhvillimet e orëve të fundit në PD, të cilat u karakterizuan edhe me përjashtimin dhe pezullimin e 27 anëtarëve të kësaj partie, nga ana e kryetarit Lulzim Basha, për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Gazmend Oketa, janë mëse absurde.
Oketa, tha në “MCN live”, se më këto zhvillime humbi vet kjo parti dhe shoqëria shqiptare, porse fitoi vet Edi Rama.
“Fitoi Edi Rama dhe humbi PD, humbi shoqëria shqiptare sepse është e pamohueshme që prej shtatorit, ndodhemi pa opozitë. Në vendëse vëmendja të ishte të debatet politike, tek mënyra se si qeveris Rama në këtë mandat të tretë, në vendëse vëmendja të ishte te çështjet që duhet të shqetësonin tërë opinionin politik, për të krijuar opozitë, fatkeqësisht gjithë debati është përqendruar tek përplasja aspak logjike mes të dyve.
Sado që mirë ta njohësh PD, është e pamundur që sot të japësh një përgjigje te saktë se cila do të jetë zgjidhja, që do të çonte PD-në në një subjekt, në një vule, në një seli.
Deri sot Basha nuk ka mbajtur asnjë qëndrim prej kryetari të PD-së, nëse Basha çuan fitore që arriti të mbaj selinë, gjykoj që kjo për kryetarin është shumë pak, për të mos thënë asgjë.
Për Oketën, ngjarjet nuk fillojnë këtu. Sipas tij, do duhej të ishte krijuar përgjatë 30 viteve fryma politike e respektit mes tjerëve në këtë parti.
“Berisha ishte mëkatari më i madh, se si e perceptoi atë institucion dhe mënyra se si e pasoi te Basha.
Por përgjatë 30 viteve në këtë parti, po të kishte frymuar fryma e respektit për frymën ndryshe, ngjarjet nuk do të kishin shkuar deri këtu.
Fatkeqësisht ndodhemi në një absurditet, ku PD, me vendimet e mbrëmshme përjashtoi dy ish-president, dy njerëz që për vite e kanë dhënë kontributin me minuset e pluset e tyre, por gjykoj se është një situatë e cila në vendos në vështirësi dhe nuk di se me çfarë kalkulimesh i ka bërë Basha këto.
Oketa, është i mendimit se kjo “luftë” mes dy grupimeve do të vazhdojë gjatë.
Kjo është një rrugë e cila nuk do ta çoj PD drejt fitores, nuk mendoj se do të kemi dy grupime politike të cilat pretendojnë për frymën, për logon, për selinë, porse do të jetë një betejë e cila do të vazhdojë gjatë mes tyre, dhe të humburit e mëdhenj do të jenë anëtarësia e thjeshtë.



