Zbulohen dy specie të reja të ketrit fluturues në Himalaja

Zbulohen dy specie të reja të ketrit fluturues në Himalaja

Nuk është e lehtë të sigurosh jetesën mes faqeve shkëmbore të Himalajës, malit më lartë të botës.

Përtej gurëve të mëdhenj dhe shpellave, vetëm disa pemë mund të sigurojnë mbrojtje nga grabitqarët për disa specie.

Por, mes këtyre banorëve të guximshëm të Himalajeve, është edhe ketri fluturues (Eupetaurus cinereus), i cili është 2.2 kilogram dhe 91.44 centimetër dhe konsiderohet si më i madhi në botë.

Por gjithashtu ketri është dhe një nga gjitarët më pak të njohur në Tokë.

I zbuluar për herë të parë 130 vite më parë, me një madhësi sa të një maceje shtëpiake, ketri besohej se ishte zhdukur derisa u “rizbulua” në vitin 1990.

Kristofer Helgen, krye shkencëtari dhe drejtori i Institutit të Kërkimeve të Muzeut në Australi, është i tërhequr nga kafshët që janë në pikëpyetje shkencore.

I intriguar nga disa fjalë që qarkullonin se ketri ishte parë në Himalaja, Helgen - një eksplorues i National Geographic - së bashku me kolegët e tij vendosën të kërkonin më shumë për këtë specie misterioze duke ekzaminuar ekzemplarët e muzeut dhe duke mbledhur të dhëna të tjera.

Kërkimet e tyre morën një kthesë të papritur.

Ketri fluturues ndodhet në fakt në dy vende të ndryshme që ndodhen mijëra kilometra larg njëra-tjetrës.

I pari është ketri fluturues tibetian (Eupetaurus tibetensis) dhe ketri fluturues Yunnan (Eupetaurus nivamons).

I pari jeton në kryqëzimin mes Indisë, Butanit dhe Tibetit, ndërsa i dyti jeton mijëra milje larg në lindje, në provincën Yunnan, në Kinë.

Ky zbulim është kaq emocionues”, tha John Koprowski, një ekspert ketri në Universitetin e Wyoming.

“Fakti që ka dy kafshë të mëdha që nuk ishin raportuar më parë, tregon se ne dimë shumë pak për botën natyrore”,  përfundoi ai.

Burimi: National Geographic Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy