
Me siguri, që nga fëmijëria, prindërit i mësuan të gjithëve të kursejnë para, por pak njerëz e dinë që ka edhe një festë kushtuar shpërndarjes racionale të fondeve. Quhet Dita Ndërkombëtare e Kursimeve dhe festohet më 31 Tetor.
Dita Botërore e Kursimeve kremtohet për gati një shekull me qëllim për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e kursimit të parave për ekonomitë moderne dhe individët, ndërsa sot premton se edhe kursimi më i vogël mund të jep përfitime të konsiderueshme në të ardhmen.
Kjo ditë kërkon të promovojë virtytin e shpenzimeve të mençura, si dhe kursimin e parave në banka, në vend të mbajtjes së tyre në shtëpi dhe jashtë ekonomisë, sipas Bankës Botërore të Kursimeve dhe Institutit të Bankave me Pakicë.
Dita Botërore e Kursimeve u shënua më 31 tetor 1924, gjatë Kongresit të parë Ndërkombëtar të Bankës së Kursimeve në Milano të Italisë.
Ka pasur shembuj të tjerë në histori të ditëve të dedikuara për të kursyer para për një standard më të lartë jetese dhe një ekonomi më të qëndrueshme.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Dita Botërore e Kursimeve vazhdoi dhe arriti kulmin e popullaritetit midis viteve 1955-1970.



