‘Kemi të drejtë të kurohemi’, Çaushi: Rehabilitimi fizik nuk ekziston fare për pacientët me sklerozë multiple

‘Kemi të drejtë të kurohemi’, Çaushi: Rehabilitimi fizik nuk ekziston fare për pacientët me sklerozë multiple

Presidenti i Fondacionit ‘Pema e Jetës’ ka ndërmarrë një nismë siç është firmosja e një peticioni në mënyrë që institucionet shtetërore të mund të ofrojnë fizioterapi falas për personat që vuajnë nga skleroza multiple.

Lidhur me këtë në MCN Informacion Tanush Çaushi, president i këtij fondacioni dhe pacient me skleroze multiple u shpreh se aktualisht janë 1850 pacientë të prekur nga kjo sëmudnje.

Ai tha se numri i pacientëve që trajtohen është shumë i ulët krahasuar dhe me vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia, teksa theksoi se këtu tek ne mungon dhe rehabilitimi fizik.

Sipas tij fizioterapia është shumë e rëndësishme për pacientët me sklerozë multiple dhe Kushtetuta iu ofron të drejtën për tu trajtuar.

Numri i pacienteve zyrtarisht është 1100, por nga statistikat që ne kemi deri në 2022 është 1850. Vështirësitë tona janë të shumta, kemi së pari trajtimin me medikamente, është i ulur numri i pacientëve që kurohen me medikamente.

Deri vjet nuk ishte shtuar asnjë barnë e rimbursueshme, pastaj u shtuan pas shumë peticioneve 3 medikamente, por po shohim se këto medikamente nuk po shkojnë te pacienti sepse ka mungesa në buxhet, pra numri i të trajtuarve është 165, ka limit buxheti dhe pse është shtuar numri i barnave të rimbursueshme në buxhet. Po ta krahasojmë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut numri i pacientëve të trajtuar është më i lartë se në Shqipëri.

Këto janë medikamente si në Evropë dhe janë enkas për sëmundjen. Aktualisht që flasim numri i të trajtuarve është shumë i ulët.

E dyta nëse marrim një pacient me sklerozë multiple ai ka nevojë për rehabilitimin fizik i cili në Shqipëri nuk ekziston ende dhe pse presupozohej që deri në fund të këtij viti të kishte shërbime fizioterapi në qendrat shëndetësore dhe jo vetëm për ne. Kjo sëmundje shfaqet në moshë shumë të re nga 20-40 vjeç në moshën kur ti je duke krijuar familjen dhe ndërpritet çdo gjë nëse nuk rehabilitohesh siç duhet.

I pyetur se sa ndihmon fizioterapia për të mos agravuar sëmundja ai tha se e kombinuar dhe me medikamente prezenca e sëmundjes dom kishte gjurmë pothuajse të padukshme.

Në varësi të qendrës që ajo godet kemi humbje të lëvizshmërisë, të shikimit, të të folurit të ndryshme dhe është e vërtetuar shkencërisht që përfitimet e fizioterapisë dhe nëse do e kishim një shërbim të tillë që në fazat e para gjendja do ishte shumë më e mirë sot dhe nëse do kombinohej dhe me medikamente do ishin gjurmët shumë të vogla.

Investimi te këta pacientë që janë kryesisht mosha të reja dhe s’kanë mundësi të punojnë nuk quhet kosto, por investim, dhe buxheti i shtetit fiton një njeri që arrin të punojë më pas dhe s’ka nevojë për ndihmë sociale. Ajo që ne kërkojmë është shtimi i qendrave shëndetësore që ofrojnë fizioterapi në Shqipëri dhe sipas Kushtetutës kemi të drejtë të trajtohemi dhe ndihmohemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy