Emrat/ Shtëpi bari në Angli, shkatërrohet banda shqiptare

Emrat/ Shtëpi bari në Angli, shkatërrohet banda shqiptare

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Angli, ndërsa në pranga janë vënë 6 persona që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Policia ra në gjurmët e tyre pasi fillimisht gjeti një makinë brenda së cilës kishte kanabis, kjo më pas i çoi në zbulimin e shtëpisë së barit.

Duke ndjekur mbetjet e drogës, policia ka arritur në një fermë në zonën e North Yorkshire. Atje, gjatë kontrolleve ato kanë gjetur hashash me vlerë 240 mijë paund, ndërsa brenda në makinë kishte 300 mijë funte kanabis.

Efektivët kanë arrestuar 6 shqiptarët që mendohet se janë dhe mirëmbajtësit e fermës së hashashit.

Ndërsa si pronare është një 73-vjeçare e quajtur Yoko Banks. Edhe ajo është prangosur gjithashtu.

Bankat Yoko

Në pranga kanë rënë Visar Sellaj, 33 vjeç, nga Newnham Road, Londër, që njihej dhe si kreu i bandës. Ai u la në burg për gjashtë vjet e nëntë muaj.

Kujtim Brahaj, 50 vjeç, nga Wellington Road, Enfield, u la në burg për tre vjet e dy muaj; Indrit Brahaj, 27 vjeç, nga WShitings Road, Barnet u la në burg për katër vjet e katër muaj, Bledar Elezaj, 36 vjeç, u burgos për tre vjet, Erblin Elezaj, 33 vjeç, u la në burg për pesë vjet e dy muaj dhe Andi Kokaj, 23 vjeç, u la në burg për tre vjet.

Autoritetet e kanë cilësuar bandën e shqiptarëve si shumë të rrezikshme dhe finalizimin e operacionit e cilësojnë si një nga sukseset më të mëdha të tyre.

Nga L në R: Bledar Elezaj, Erblin Elezaj, Indrit Brahaj. Në fund Andi Kokaj, Kujtim Brahaj dhe Visar Sellaj

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy