
Sipas vendimit të ri të qeverisë Rama, mjekët tashmë do të kenë një rritje page për të cilën qeveria tha se është e kënaqshme.
Në një komunikim me “MCN live”, mjekja e përgjithshme në Qendrën Shëndetësore nr.10, Jonida Diko, e sheh si mjaft pozitive rritjen e pagave kryesisht për mjekët e familjes.
Sipas pas me këto dy rritje, kthehet si përfundim vëmendja nga kjo kategori e mjekëve.
Ne dje kemi marrë dy lajme të mira, për rritjen me 7% nga muaji prill dhe rritjen e dytë që do të bëhet me 20 mijë lekë të reja në vitin 2024.
Ky ka qenë një lajm i mire sepse kishim vënë re që një kohë të gjatë që kishin një harresë ndaj mjekut të familjes, që është porta e parë për pacientët.
Mendoj se më këto dy nisma është rikthyer vëmendja të mjeku i familjes.
Aktualisht kolegët e mi janë të kënaqur me këto nisma, i bie që me rritjen 7% që do të marrim në muajin maj, paga mujore të na shkoj në 1 milion lekë të vjetra.
Mjekja Dako, foli edhe për virozat e stinës që po qarkullojnë në vend.
Sipas saj, ato variojnë varësisht nga ndryshimi i temperaturave.
Po përballemi me virozët e stinës, varësisht nga ndryshimet e herëpashershme të temperaturave. Zakonisht shenjat janë rrufë, kollë, temperaturë, simptoma që zgjasin 3-4 ditë, pastaj janë sinozitet e shtuara në këtë periudhë.
Në Qendrën nr.10 ka 33 mjek familje dhe specialistë dhe veçmas vërehet fluks kryesisht në qendrën pediatrike gjatë ditës.
Këto viroza përgjatë dhjetë ditëve mund të themi se fillimisht janë të natyrës së lehtë, dhe në ditët në vijim rëndohen më shumë. Pas marrjes së mjekimit, pas tre ditësh ajo mund të rikthehet sërish te fëmijët, por edhe te moshat e rritura simptomat zgjasin 3-4 ditë.



