
Afrika e Jugut po përballet me thatësirën më të madhe në një shekull. Diga është tharë, teksa cezmat janë drejt mbylljes, për shkak të mungesës së ujit, duke bërë që 4 milionë banorët rezidentë të mos furnizohen me ujë përgjatë 80 ditëve të ardhshme. Prej ditësh, banorët kanë nisur të mbajnë rradhë për të mbushur ujë në bidona plastikë, teksa ndihen të frikësuar për jetën e tyre. Situata është dramatike në Cape Toën, I cili rrezikon të përballet edhe me krizë turizmi, duke patur parasysh që vetëm në muajt e fundit, është vizituar nga rreth 10 milionë turistë.



