Shqipëria merr Presidencën e OSBE/ Cakaj: Angazhim maksimal për të gjitha sfidat e Organizatës

Shqipëria merr Presidencën e OSBE/ Cakaj: Angazhim maksimal për të gjitha sfidat e Organizatës

1 janari shënoi datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, shprehet se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe zhvillimeve demokratike nga bashkëpunimi me OSBE-në që prej viteve 90′ e tutje, Shqipëria për një vit me radhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.” theksoi Cakaj.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy