Apeli i çiftit Varvarica: Na ndihmoni me ilaçet dhe transportin për dializë

Apeli i çiftit Varvarica: Na ndihmoni me ilaçet dhe transportin për dializë

Emisioni “Xhadat “ndoqi problemin e çiftit Ruki dhe Fiqëri Varvarica. Rukia vuan prej vitesh nga disa sëmundje, por së fundi prej gati një viti, asaj i duhet që të bëjë dializë. Tre herë në javë i duhet që të paguajë një taksi për ta çuar në spital tek dializa.

Ky transport është i kushtueshëm edhe znj Rukie duhet të japë gjithë pensionin e saj prej 220 mijë lekësh të vjetra si edhe duhet të shtojë edhe 20 mijë lekë të tjera, pasi transporti kushton 240 mijë lekë të vjetra në muaj . Ndërsa ilaçet kushtojnë 90 mije lek të vjetra çdo muaj .

Ndërkohë për ushqimet ajo falenderon të gjithë njerëzit që kanë ndihmuar Ajo ka një thirrje për të gjithë ata që e dëgjojnë, ta ndihmojnë vetëm me transportin i cili i rëndon shumë.

Unë vuaj nga hipertensioni në zemër, astmë bronkiale, spondriatrozë, anemi, stomak, kolit edhe dializa e veshkave edhe kockat. Unë marr pensionin tim të pleqërisë 220 mijë lek të vjetra. Atë 220 mijë lek do vendosë dhe 20 mijë lek të tjera t’ia paguaj makinës që nisem nga Kërraba, shkoj tre herë në javë unë bëj dializë. Gati 100 mije lek(të vjetra) 90 mijë lek unë i marr ilaçe.

Kam bërë sondën shkoi 200 mijë lek me gjithë ilaçe dhe po vazhdoj akoma me ilaçe . Në qoftë se nuk shërohem do bëj skaner, skaneri  do lekë,unë nuk kam, nuk kam për ta bërë. Falenderoj shumë nga zemra të gjithë njerëzit edhe të gjithë drejtuesit që më kanë ndihmuar pa masë, që unë sot po ha një copë bukë edhe po bëj dializë, se ndryshe unë do kisha vdekur. Më ndihmoni për makinën, po ka mundësi për tarracën të ma rregullojnë mirë. Të paktën të më heqë këtë barrën e makinës, se i thonë 240 mijë lek në muaj vetëm makina, më vret shumë, shumë, shumë”.

Bashkëshorti i saj Fiqëri Varvarica me lot në sy thotë se shqetësimi i tij është shëndeti i gruas. Ai është i vetëm që kujdeset për bashkëshorten e tij, pasi ata nuk kanë fëmijë.

Kam problem zonjën se e kam shumë të sëmurë. Vetëm me ilaçe që merr nusja ime nuk ia dalim dot, se këto i marrim të gjithë me pare. Një pension që merr nusja ime 220 mijë lekë ne jemi të detyruar t’ia japim shoferit. Se për të tjera se po hamë bukë misri apo bukë gruri nuk e kemi problem. Ilaçet mua më shkojnë te 90-të mijë lekshi çdo muaj.

Unë jam vetëm që kujdesem për gruan time sepse ne jemi pa fëmijë. I rri te koka që i bëj yzmet se e ngre dy, tre herë në darkë. Na kanë ardhur të na mbyllin ujin po ne pare nuk kemi, sepse këto paret ku t’i japim, t’i japim, në dializë te nusja apo të paguaj shoferin e taksisë edhe kemi mbetur në rrugë të madhe.

Nuk kemi nga t’ia mbajmë që të paguajmë edhe ujin, se unë nëse do paguaj dhe ujin, unë vdiqa fare me gjithë gruan në shtëpi. Ne kërkojmë sikur të kemi fugon do bëhet diçka e mirë kjo se do heqim shpenzimet. Me na pa me na ndihmu nga ana ekonomike, po ke unë luan leku nuk luan ushqimi, më kupton. Leku në kuptimin e fjalës janë ilaçet për të marrë se nuk kemi nga t’ia mbajmë moj bijë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy