“Jemi gati të sakrifikojmë edhe vitin akademik që të plotësohen kërkesat tona”.
Në një intervistë për Tema TV, Desada Susaj, nga Universiteti e Shkodrës, që u është bashkuar studentëve të ngujuar në Fakultetin Juridik në Tiranë, thotë se ata janë të vendosur ta vijojnë rezistencën.
Ndërkohë, ngujimin e studentëve, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e quajti sot “barrikadë të improvizuar”.



