
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të SHBA ndaj Iranit, duke shprehur mbështetje të plotë për qëndrimin e Presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një postim në “X”, Rama e cilësoi regjimin në Iranit si një “teokraci të armatosur me retorikë apokaliptike”, duke e krahasuar me një devijim të rrezikshëm nga çdo tjetër shtet me armë bërthamore.
“Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci - e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si ‘Satanike’ dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë - ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik,” shkruan Rama.
Duke iu referuar historisë së Shqipërisë si një vend që ka vuajtur nga një regjim diktatorial, Rama shtoi:
“Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore.”



