
Një punonjës policie është plagosur me thikë nga një persona në Shkodër, ndërsa shkojë në vendngjarje pas një njoftimi për rast dhune në familje.
Policia e Shkodrës bënë me dije se një 30-vjeçar i identifikuar si Petrit Isaj, me precedent penal ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë duke dëmtuar lehtë me mjet prerës thikë, në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç.
Më tej, burimet zyrtare bëjnë me dije se në mbështetje të Patrullës së Përgjithshme ka shkuar dhe një tjetër Patrullë e Përgjithshme duke neutralizuar Isajn, i cili u shoqërua në spital nga ekipi i urgjencës së spitalit i shoqëruar nga Patrulla e Përgjithshme. Pas kryerjes së injeksionit qetësues 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.



