Me motor nga Kosova drejt Tiranës, 33-vjeçari humb jetën në “Rrugën e Kombit”

Me motor nga Kosova drejt Tiranës, 33-vjeçari humb jetën në “Rrugën e Kombit”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën e Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën një i ri nga Kosova.

Sipas informacioneve të para, shtetasi që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçari ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë, ndersa policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin por po punon per zbardhjen e aksidentit. /Gazeta Express/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy