
Arabia Saudite po përgatit një raport që do të pranonte se gazetari Jamal Khashoggi u vra si rezultat i marrjes në pyetje që shkoi keq, njoftoi CNN të hënën, duke cituar dy burime të paidentifikuara.
Një burim paralajmëroi se raporti ishte ende duke u përgatitur dhe mund të ndryshonte, tha CNN.
Ndërsa burimi tjetër tha se raporti ka të ngjarë të arrijë në përfundimin se operacioni është kryer pa leje dhe se ata që përfshihen do të mbajnë përgjegjësi, thuhet në njoftim, raporton Reuters.
Ndërkohë hetuesit turq më në fund arritën të hynin në konsullatën saudite, 13 ditë pasi opioninisti i Washington Post dhe kritiku i princit të kurorës Bin Selman u zhduk menjëherë pasi u fut në ambientet e konsullatës.
Zyrtarët turq u lejuan në konsullatën në Ankara vetëm pasi stafi saudit, vizitorët konsullorë dhe një ekip pastruesësh të pajisur me lecka, kova dhe dezinfektues ishin futur në ndërtesë.
Hetuesit arritën në makina të zeza të pashënuara vonë të hënën dhe nuk bënë komente për gazetarët jashtë konsullatës. Kur ra nata, një makinë e krimit arriti, së bashku me një makinë policore me targa të Ankarasë.
Nuk ishte e qartë se cilat prova mund të jenë ende në dispozicion, pothuajse dy javë pas zhdukjes së Khashoggi.
Arabia Saudite ka hedhur poshtë me zemërim çdo sugjerim që është përfshirë në marrjen në pyetje të Khashoggi, i cili kishte vizituar konsullatën në një udhëtim të planifikuar në lidhje me martesën e tij të ardhshme. Nuk ka ofruar sqarime për zhdukjen e tij apo ndonjë fotografi të tij që po largohet nga konsullata.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe mbreti Salman njoftoi të dielën në mbrëmje se ishte bërë një marrëveshje për një "grup pune të përbashkët" për të shqyrtuar rastin, i cili i dha një ndjesi të qartë politike për hetimin.



