Deputeti socialist Baftjar Zeqaj nuk e cilëson mosbindje civile aksionin e opozitës në protestën e së hënës pasdite.
Duke folur për MCN Live, Zeqaj deklaroi se qëllimi i opozitës është vetëm për të bërë zhurmë dhe se nuk kanë strategji.
Asnjëri nuk e di çfarë është mosbindja, fusin dhe fjalën civile mbas.
Nuk është ndonjë strategji kjo, ose kështu e pashë në lëvizjen e fundit, nuk dinin ku shkonin.
Menduam për një skenar të befasishëm dhe tronditës, por në fakt nuk kanë mendim, platformë dhe strategji, por përpiqen të bëjnë ca zhurmë.
Thonë që opozitës përpiqet t’i ndërpritet fjala, por nuk është kështu.
Aty janë 10-15 deputetë në parlament të dhunshëm, opozita përpiqet të bëjë zhurmë, nuk ka strategji dhe platformë.
Patjetër që qeverisja ka problematika, por nuk është e vërtetë që korrupsionit nuk i kemi dhënë drejtim.
Ne nuk jemi pajtuar ndonjëherë me vjedhjen.
Opozita le ta thotë në Kuvend në komision, me dokumente, por jo duke djegur dhe shkatërruar.
Për komisionin antikorrupsion, Zeqaj shtoi se vetë bashkitë, ministritë dhe drejtoritë duhet të ngrenë akuza dhe ta denoncojnë korrupsionin dhe duke pasur gjithë sugjerimet e Bashkimit Europian, u tha se u thjeshtëzua dhe u ndërtua një platformë antikorrupsion dhe se pika e parë është ulja bashkë me opozitën, e cila refuzon dhe kjo krijon ngërç.
Partia Demokratike përpiqet të justifikohet se mbase po të ulet humbet pikë.
Përkundrazi nëse PD ulet, do të rrisë performancën dhe nuk e ka mendjen te molotovi.



