15 vite nga tragjedia e Gërdecit/ SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet

15 vite nga tragjedia e Gërdecit/ SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet

Sot shënohen 15 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku 26 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec.

28 të pandehurit e dërguar në gjykatë sot janë liruar nga burgu dhe ende nuk është vënë drejtësi.

Por familjarët e viktimave kanë ende shpresën se drejtësia e re do të çojë pas hekurave përgjegjësit e një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në vendin tonë. Ka dritë në fund të tunelit për këto familjarë të cilëve ajo tragjedi u mori të dashurit e tyre.

SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet, për të identifikuar përgjegjësit kryesor të tragjedisë së Gërdecit që ndodhi gjatë kohës që qeveriste Sali Berisha. Një sërë provash bëjnë përgjegjës  Sali Berishën dhe djalin e tij, Shkëlzenin, si edhe ish-ministrin Fatmir Mediun. 

Ndërkohë që SPAK ka vendosur dërgimin për gjykim të Fatmir Mediut, aso kohe ministër i Mbrojtjes. Tashmë radha është e GJKKO e cila do të vendos nëse do të pranojë të kalojë çështjen për gjykim, më 23 mars kur edhe është caktuar seanca.

 SPAK ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Deri më tani është marrë në pyetje ish-ministrin Aldo Bumçi, ish-ministri Fatmir Mediu dhe djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.  

Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy