“Respektoni mundin dhe gjakun e policëve”, Rrumbullaku: I gatshëm të jap shpjegime për të ndjerin Kurti

“Respektoni mundin dhe gjakun e policëve”, Rrumbullaku: I gatshëm të jap shpjegime për të ndjerin Kurti

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ishte sot në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, lidhur me sulmet kibernetike ndaj sistemit TIMS.

Ndërsa nuk munguan komentet nga anëtarët e opozitës lidhur me ngjarjen e fundit, Rrumbullaku u shpreh i gatshëm që pas 48 orësh të japë shpjegime lidhur me vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë në komisariat në rrethana të dyshimta.

Në mesazhin e tij Rrumbullaku theksoi ndër të tjera se duhet respektuar “mundi dhe gjaku” i policëve në shërbim të qytetarëve.

 

DISKUTIME

Rrumbullaku: Për çështjet që lidhen me të ndjerin Kurti jam i gatshëm të paraqitem pas 48 orësh për të dhënë të gjitha shpjegimet. Edhe për çështjen e të ndjerit Rasha. Do t’ju lutesha që jo çdo gjë që shpërndahet mediatikisht, nuk do të thotë se janë të vërtetat reale . Ju lutemi të na respektoni mundin, djersën, gjakun që punonjësit e policisë japin për qytetarët e Shqipërisë.

Salianji: Mbështetjen për Policinë po e japim, por që të kapet me zë dhe figurë në manipulim të ngjarjes. Ju do distancoheni që punonjësit e policisë e ngrinin një njeri si të ishte thes!

Gogu: Besoj që drejtori i përgjithshëm vendosi kornizën e duhur, kështu që mos të humbasim kohë duke bërë politikë me halle njerëzish dhe fatkeqësi. Sot drejtori ka ardhur për një çështje tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy