“Veliaj të mos qëndrojë  në bashki se do të digjet atje”, qytetarët në protestë: Rama të tërhiqet dhe të bëjë qeveri teknike

“Veliaj të mos qëndrojë në bashki se do të digjet atje”, qytetarët në protestë: Rama të tërhiqet dhe të bëjë qeveri teknike

Të hapë krahun Erion Veliaj se është hajdut! Të mos qëndrojë më se do të digjet atje!

Ishte kjo deklarata e një prej qytetareve që po proteston para Kuvendit të Shqipërisë.

Për gazetarin Mariglen Kume qytetarët thanë se e vetmja mënyrë për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike.

Protestuesit u shprehën se nuk ka asnjë arsye pse qytetarët nuk lejohen të hyjnë në Kuvend.

Të hapë krahun Erion Veliaj se është hajdut! Të mos qëndrojë më se do të digjet atje!

Tani është ngjallur  nervi. Po shohim se nuk po funksionon asgjë. Pse të mos pranohen deputetët? Çfarë bënë? Vranë njeri ata? Nuk na tremb kjo polici që mban krahun e një pushteti ordiner. Nuk na kishin parë sytë kështu. Berisha ka gabimet e veta, por në Parlament nuk kemi parë ngjarje të tilla. Tani po ndodhin këto. Koka e krimit është Rama, ai është strumbullari i të gjithë palaçollëqeve.

Në Parlament do të futen deputetët se i kemi zgjedhur ne, jo t’i përjashtojë Spiropali që ka blerë votat e Fushë Krujës dhe Shkodrës. Rama të tërhiqet dhe të bëjë qeveri teknike. Populli është me Berishën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy