Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka urdhëruar deklasifikimin e dosjeve në lidhje me vrasjet e ish-presidentit John F. Kennedy, senatorit Robert F. Kennedy dhe ikonës së të drejtave civile Martin Luther King Jr. Duke folur mbi këtë temë në emisionin “Zonë e Lirë” eksperti i sigurisë Ilir Kulla mendon se hapja e dosjeve do ketë efekte psikologjike. Sipas tij dy vëllezërit Kennedy mund të jenë eliminuar nga familjet mafioze në bashkëpunim me të ashtuquajturin “deep state”.
“Trump do të dëshmojë që gjërat që ka thënë në fushatë s’janë përralla, por janë të vërteta, dhe ai që do t’i nxjerrë nga dosjet e shërbimeve sekrete. Nga pikëpamja gjyqësore s’do kenë efekt. Do ketë efekt nga pikëpamja psikologjike. Nëse tregon që është përfshirë deep state në eliminimin e një presidenti, kandidati për president, apo liderit të njerëzve me ngjyrë, që kërkonte hapjen demokratike, kjo tregon që sistemi amerikan ka nevojë për reforma të brendshme sturukturale. Trump ka në dorë që të hapë dosjet. Tani ne do shohim ku ndahet Teoria nga e vërteta, nëse ato teori janë hedhur kot apo jo.
Familjet kryesore mafioze në Amerikë ishin të strukturuara dhe i panë dy vëllezërit Kennedy si rrezik, dhe unë them që eliminimi i tyre ka qenë një miks i bashkëjetesës mes familjeve mafioze dhe deep state”.



