
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me protestën dhe bojkotin e avokatëve të cilët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore për të cilën u shpreh se e gjithë kjo situatë ka ardhur si shkak i një politike të keqe.
Ai tha se qeveria mendon se mund të zgjidhe çështjet nëpërmjet akteve normative, ndërsa theksoi se kjo hartë e re gjyqësore nuk ka për të zgjidhur asgjë. Sipas tij do jemi sërish përballë një kolapsi dhe nuk kemi për të zgjidhur asgjë.
I kam ndjekur nga larg zhvillimet në drejtësi dhe sa për hartën gjyqësore ka një paradoks se sa më shumë shtohen teknikat aq më keq shkojnë punët tona dhe kjo është gjeologjike se kur mendon se shumica e gjyqeve që bëhen tek ne janë produkt të lidhura me pronat, atëherë mendon se e gjithë ajo që është grumbulluar është produkt i një politike të keqe në vitet e para dhe ne i ngjajmë njerëzve që nxjerr ujë me filxhan nga kova. Kjo sjell ato dosjet ku pastaj me të drejtë qytetarët i sulen drejtësisë, por faj është produkt i politikës. Nuk jam në gjendje të gjykoj se sa e plotëson harta e re kërkesat e avokatëve, por kam ndjekur kërkesat e tyre që thonë që s’kanë mundësi ata dhe qytetarët për të ndjekur gjyqet. Unë përfyturoj se qoftë me hartën e re apo të vjetër derivohen me ligje që qeveria mendon se mund ti zgjidhë përmes akteve teknike, për mua është e gabuar. Është për tu habitur ku teksa Shqipëria po modernizohet, problemet bëhen akoma më të komplikuara ku në thelb asnjëra prej partive kryesore nuk është marrë me probleme të tipit kapital që në të vërtetë pengojnë. Besoj se do jemi sërish përballë një kolapsi dhe nuk kemi për të zgjidhur asgjë.
Ndërsa duke u ndalur te takimi i kryeministrit Rama me kreun e NATO-s, Stoltenberg, ku u diskutua për një bazë të re në Porto Romano, ai tha se në pamje të parë mund të thuash se Shqipëria vazhdon me baza të reja, ndërsa beson se ajo është thjeshtë një manovër dhe e pamundur për tu realizuar.
Besoj se është një manovër e xunkthit, nuk besoj se në Porto Romano është një gjatësi e përdorshme, natyrisht është histori e mirë të forcojë partneritetin me NATOn, por nuk besoj se do të ketë port në bazë në Porto Romano sepse praktikisht një gjë e tillë është e pamundur madje e quaj të pamundur dhe bërjen e një porti aty sepse ideja e qeverisë për një port ku vetëm pas 2 km arrin një thellësi, do të thotë se nuk hynë dot anije me mbi 15 ton. Është një gabim principal jo vetëm i Ramës, por i të gjitha qeverive lidhur me strategjinë. Qeveritë shqiptare duhet të kishin kuptuar që pas ‘90 se ku potencialet më porte. Si çdo gjë e ndërtuar së prapthi besoj se dhe në këtë rast është thjeshtë një manovër. Nga kjo kryeministri nuk do të fitojë asgjë.
Më tej Nazarko duke u ndalur te Serbia deklaroi se vetëm ndërtimi i Korridorit të 8 që prek vijën Bullgari-Shqipëri-Maqedoni do ishte një pengesë e influencës ruse në Ballkan.
Mbrojtja më e mirë që vjen nga Rusia dhe banorët e saj është forcimi i anës ekonomike të vendit. Por nëse do ta materializonim këtë mirë besoj se më shumë se sa Ballkani i hapur mendoj se nëse do flisnim për koncepte do forcoja aksin e korridorit të 8 që lidh interesat e 3 shteteve Bullgari- Shqipëri- Maqedoni. Është vija tokësore që mbyll të gjitha shtigjet tokësore të Rusisë për hyrjen e saj drejt lindjes. Nëse Rama do të përpiqej seriozisht për të mbyllur influencën ruse në Ballkan duhet të bënin ndërtimin e korridorit të 8 që do të thotë një lloj vije që mbyll vijat tokësore të Rusisë në Ballkan. Kjo gjë nuk po ndodh, edhe pse prej shumë vitesh flitet për këtë korridor. Besoj që jemi në kuadrin e fjalëve ku të gjitha qeveritë ballkanike qetësojnë vendin e vet me fjalë ndërsa në praktikë është ajo që NATO duhet të na mbrojë dhe ne të bëjmë sa më pak dëme në qeverisjen tonë të përditshme.



