
59 persona janë tashmë të konfirmuara se kanë ndërruar jetë në klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriu. Brenda klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ishin sipas autoriteteve rreth 500 persona.
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Zgjohu me MCN” tha se kjo tragjedi ndodhi si pasojë e korrupsionit.
Sipas tij, arrestimi i i zyrtarëve të lartë është përgjigjja më e mirë.
Ndër tragjeditë më të mëdha që i përkasin jo vetëm një kombi kur ndodhin por të gjithëve duke qenë se kemi të bëjmë me jetën e të rinjve. Edhe Shqipëria ka pasur tragjedi të tilla qoftë të tilla qoftë aksidente ujore dhe rrugore, dhe kemi pasur mbështetjen e vendeve tjera.
Ajo që nuk kemi parë ne ndryshe nga Maqedonia, është se aty u mbyllen menjëherë kufijtë dhe u arrestuan gjithë personat dhe nuk u la askush të arratisej nga vendi.
Reagimi shtetëror në këtë rast ishte i jashtëzakonshëm pavarësisht tendencave për ta lidhur me etnitetin sepse ish-ministri i Ekonomisë është shqiptar. Por, arrestimi nga ministri deri te njeriu që ka përgjegjësinë më të vogël ishte shembulli më i madh që të gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor aty ku ka probleme me shtetin e se drejtës, apo me shtetin juridik.
Në këtë pikë më ka dhëne një ndjesi më ndryshe duke sjell në vëmendje të gjitha tragjeditë.
Sido që ti bëjnë hetimet, del se korrupsioni prevalon mbi gjithçka, kjo është, korrupsioni i vrau ashtu siç mund ti ketë vra edhe në Shqipëri. Mos të harrojmë korrupsioni i vrau edhe në Gërdec. nuk i vrau pakujdesia e diçkaje nuk atu arrestua asnjeri zyrtar i larët aty ose inspektorët,
Ky klub nuk kishte masat e duhura, dyert e emergjencës ishin të mbyllur, dyert te diskotekës ishte të paksa kapaciteti ishte mbi të.



