Nuk ka qetësi prenda kooalicionit qeverisës. Pak orë pas publikimit të emrave të ministrave të tij nga ana e kryeministrit Rama, kanë nisur edhe sulmet në drejtim të tyre.
Sulmeve të menjëhershme të ish kryeministrit Berisha apo kreut të PD-së, Lulzim basha i janë shtuar ehe ato nga LSI.
Këshilltari i kreut të Kuvendit, Ilir Merta, Ralf Gjoni, ka bërë një status në faqen e tij në “Facebook” ku e quan Xhafën komunist të vjetër, madje Gjoni ka ripublikuar një foto të Xhafës kur ka qenë i ri në krah të diktatorit Hoxha.
“E fundit nga Shqipëria. Komunisti i vjetër si ministër I Brendshëm me gjasë do të përkeqësojë krizën politike”, shkruan Gjoni.
Deri tani LSIja ende nuk është shprehur për ndryshimet në kabinetin qeveritar, por askush në atë parti nuk e ka harruar edhe debatin e një viti më parë mes Xhafës dhe Metës kur ministri i ri i kujtonte kreut të Kuvendit se dashuria mes tyre kishte mbaruar.



