Maqedonia regjistron gjashtë viktima nga Covid-19 në 24 orë

Maqedonia regjistron gjashtë viktima nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë sot raportoi për gjashtë pacientë të vdekur dhe 140 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Brenda 24 orëve kanë ndërruar jetë gjashtë persona të diagnostikuar me Covid-19. Viktimat janë mes moshës 84 dhe 55 vjeçe, nga Shkupi, Tetova dhe Struga. Të gjithë viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 60 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 689.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy