Poroshenko: Ukraina kërkon të ndahet përfundimisht nga bota ruse

Poroshenko: Ukraina kërkon të ndahet përfundimisht nga bota ruse

 Ukraina përkujtoi sot përvjetorin e tretë të kryengritjes pro-evropiane të Maidanit që, duke paguar me gjak vullnetin për afrimin me BE-në, aktivizoi ndarjen e saj me botën ruse, sipas presidentit Petro Poroshenko.

Protesta pro-evropiane mori formë në sheshin qendror të Kievit më 21 nëntor 2013 dhe përfundoi tre muaj më vonë me rrëzimin e presidentit prorus Viktor Janukoviç, pas vdekjes së qindra manifestuesve dhe 20 forcave policie në konfrontimet e dhunshme.

”Lëvizja e Maidanit i dha fund së shkuarës tonë ruso-sovjetike dhe periudhës post-sovjetike. Ai ndau botët tona ukrainase dhe evropiane me atë të botës ruse”, deklaroi Poroshenko gjatë një ceremonie në Kiev.

Ukraina akuzoi Rusinë si përgjegjëse e vrasjeve të Maidanit, gjatë shkëmbimeve të zjarrit në demonstrata që kishin si objektiv protestuesit në kushte ende të pazbardhura.

Moska hedh poshtë akuzat e ngritura kundër saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy