Avioni me drogë në Divjakë, piloti italian Giorgio Riformato ikën nga Shqipëria. Ja ku do e vuajë dënimin

Avioni me drogë në Divjakë, piloti italian Giorgio Riformato ikën nga Shqipëria. Ja ku do e vuajë dënimin

Piloti italian Xhorxho Riformato, i dënuar me 15 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge pasi pilotonte avionin me drogë që u bllokua në plazhin e Divjakës, nuk do e vuajë më dënimin në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë ka dhënë sot pëlqimin që ai të ekstradohet drejt Italisë.

“Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas: Më datë 08.06.2017, u ekstradua shtetasi italian G.R vjeç 71 banues në Itali, pasi Ministria e Drejtësisë Shqiptare, ka miratuar transferimin për të vuajtur dënimin në Itali”.

NGJARJA
Në 10 maj, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip “Piper” që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami. Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Për këtë ngjarje u arrestuan 7 persona, Giorgio Riformato i dënuar me 15 vite burg, Sajmir Bajrami, Mereglen Ymeraj, Kristian Demçe, Kleviol Ahmeti, Aurel Pupe dhe Orgest Bilbili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy