Policia kap mat të rinjtë me "Audi", lëviznin me lëndë narkotike

Policia kap mat të rinjtë me "Audi", lëviznin me lëndë narkotike

Tre të rinj në qytetin e Elbasanit janë vënë në pranga nga policia pasi në automjetin e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Policia e Elbasanit ka kapur në flagrancë shtetasit E. L, 26 vjeç, R. B, 19 vjeç, D. M, 24 vjeç banues të tre në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë  në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. L, 26 vjeç banues në Elbasan.
R. B, 19 vjeç banues në Elbasan.
D. M, 24 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë  në mjetin tip “Audi A3”, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy