
Dy persona janë në gjendje kritike pas një dite tjetër protestash të dhunshme në Hong Kong.
Një protestues u plagos të hënën në mëngjes kur u qëllua në një distancë të afërt nga një oficer policie.
Ai është personi i tretë që u qëllua nga policia që kur filluan protestat 24 javë më parë.
Më vonë të hënën, një mbështetës i Pekinit u mbulua me lëng të ndezshëm pasi debatoi me protestuesit, të cilët po kërkojnë më shumë demokraci dhe përgjegjësi të policisë në Hong Kong.
Shefi ekzekutiv i territorit Carrie Lam, duke folur para gazetarëve të hënën në mbrëmje, paralajmëroi protestuesit se nuk do të kishin sukses në realizimin e kërkesave të tyre, raporton TheGuardian.
“Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të gjetur mënyra dhe mjete që mund t’i japin fund dhunës në Hong Kong sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ajo.
Të hënën pati përleshje në Hong Kong midis protestuesve dhe policisë, të cilët qëlluan me plumba gome dhe gaz lotësjellës.



