Vijon të jetë problematike situata e zjarrit në Zadrimë të Lezhës. Bëhet me dije se flakët janë përhapur në katër fshatra: Baqel, Kodhel, Krajen dhe Dajç.
Krahas bimësisë zjarri po djeg dhe travestat e linjës hekurudhore në këtë zonë, ndërsa rreziku vijon të jetë evident edhe për banesat.
Për shuarjen e flakëve krahas zjarrfikësve dhe strukturave të emergjencës janë angazhuar edhe shumë banorë të zonës.



