
Kreu i Rithemelimit në Partinë Demokratike Sali Berisha, paralajmëroi se po shkohet drejt amnistisë së tretë për Ilir Beqajn.
Të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që ka emëruar kushëririn e tij të parë, mos gaboj me mbiemrin Byrazeri, për të bërë studimin e fizibilitetit; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, që jashtë çdo tagri ka përcaktuar me pikë kompaninë fitues të Rrapajt- që është njeriu i Ramës 100 përqind; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn, i cili ka mashtruar publikisht se çmimi është dy herë më i lirë, në një kohë kur çmimi del 83 herë më i shtrenjtë; të mos bësh përgjegjës Ilir Beqajn në një kohë kur vendos t’i falë koncesionarit sterilizatorin gjigant ultramodern të blerë me 1.6 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, t’i falësh një kat të tërë të spitalit të sapondërtuar, këto ndodhin se ajo është sipërmarrja Rama-Beqaj. Kjo që bëjnë këta është e njëjta gjë, identike me vjedhjen e parë, fillojnë, ndajnë, bëjnë, krijojnë përshtypjen sikur po kërkojnë paratë.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha denoncoi ato që i quajti takimet sekrete të Altin Dumanit me Edi Ramën.
Takimi i fshehtë nuk ka kurrë prova. Por nuk u përgënjeshtrua. Nuk e përgënjeshtroi dot se do nxirrja edhe ndonjë provë tjetër të vogël.
Ata heshtën se nuk përgënjeshtronin dot se kishin frikë nga gjëra të tjera.
Pra, kam denoncuar me shumë vendosmëri fragmentizimin e dosjes së vjedhjes së shekullit, copëtimin e saj në stilin e loteve të rrugëve të Edi Ramës, që është rruga më e sigurt e korrupsionit.
E shumëfishimit të korrupsionit, politik ose monetar. Dhe akti më skandaloz i këtij vendimi ka qenë tërheqja veçmas personalisht nga ai i dosjes Ahmetaj.
Askush të mos mendojë se unë kam pasur ndonjë sentiment të veçantë për Arben Ahmetajn.
Nuk gjen një tjetër që ta ketë akuzuar më shumë se unë, por përsëri them se trajtimi i barabartë para ligjit është kushti i të gjitha kushteve për funksionimin e shtetit ligjor.
Zotëria e tij, në marrëveshje me Ramën, e kapi dhe e akuzoi në një mënyrë bizare, pikërisht duke mos guxuar të akuzojë Ramën për 8 përqindëshin, duke mos guxuar të akuzojnë Veliajn për 8 përqindëshin, gjeti të akuzojë Arben Ahmetajn sepse përfaqësuesi i tij në KVO, ka gabuar për 8 përqindëshin.
Dhe këtë Dumani e bëri në stilin e copëzimit të dosjes. Copëzimi i dosjes është për të mbrojtur Edi Ramën.
Ua them unë se kurrë ajo aferë nuk mund të ecte ashtu pa mbështetjen direkte të kryeministrit të vendit.
Por ajo ka qenë aferë personale e kryeministrit të vendit dhe ky arriti gjer aty sa të na thotë se nuk e dimë se kush janë pronarët.
Në flakët e vjedhjes së shekullit, Dumani është i përcëlluar.
E kam thënë dhe e them se nuk kam fakte se ai është i korruptuar me para, por korrupsioni politik është një formë po kaq e egër korrupsioni dhe ai dje faktikisht lexoi statutin e partisë së tij.



