
Veriu i Kosovës është jashtë kontrollit të policisë, sipas një raporti të Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj. Sipas këtij raporti, të cituar nga agjencia KosovaPress, incidentet e rënda në veri të Kosovës janë shtuar, ndërsa nuk është arrestuar asnjë prej autorëve.



