Pas disa ditësh i shtruar në spital, ndërron jetë kantautori Françesk Radi (VIDEO)

Pas disa ditësh i shtruar në spital, ndërron jetë kantautori Françesk Radi (VIDEO)

Pas disa ditësh i shtura në spital Francesk Radi ka humbur luftën me sëmundjen.

Këngëtari i njohur dhe i dashur për të gjithë Francesk Radi ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Për ndarjen nga jeta ka njoftuar vetë familja e tij. 

Kantautori ndodhej në spitalin Nënën Tereza pasi ishte i shtruar pas një goditje të rëndë që pësoi në tru, prej të cilës nuk mundi të shpëtonte. 

Për gjendjen e tij të rëndë foli edhe bashkëshortja e tij Tefta Radi 

Kush është Françesk Radi

Ai ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranës.

Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme. 

Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972. 

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy