Mbërrin në Kosovë avioni i tretë me afganë

Mbërrin në Kosovë avioni i tretë me afganë

Një tjetër avion me qytetarë afganë ka mbërritur në Kosovë pasditen e sotme. I nisur nga Gjermania dhe me 131 afganë në bord, avioni i forcave amerikane u ul në aeroportin "Adem Jashari" rreth orës 17:00.

Deri më tani, Kosova ka strehuar 355 afganë, të cilët mbeten në pritje të procedurave për t’u zhvendosur drejt Shteteve të Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se qëndrimi i tyre në kosovë do të jetë çështje javësh.

“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy