Vodafone dhe One rritje sinkron çmimesh/ Stafa: 27% më shtrenjtë se rajoni, abuzim ndaj konsumatorit

Vodafone dhe One rritje sinkron çmimesh/ Stafa: 27% më shtrenjtë se rajoni, abuzim ndaj konsumatorit

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit Hasan Stafa thotë se që nga viti 2022 dhe deri në muajin e parë të këtij viti çmimet e dy kompanive telefonike që ndodhen në treg janë rritur me 27%.

 

Nga studio e “MCN Economy” ai vlerësoi nisjen e hetimit të thelluar nga Autoriteti i Konkurrencës ndaj dy kompanive Vodafone dhe One Albania për dyshime se po shkelin rregullat e tregut e po rrisin në mënyrë të bashkërenduar tarifat.

 

Stafa shtoi se AKEP nuk ka ndërhyrë kurrë në mënyrë informative për të shmangur këto abuzime që bëhen ndaj konsumatorit.

 

Sipas tij, duke qenë treg duopol është shumë e lehtë të bëhet një marrëveshje e fshehtë për të përcaktuar çmimet. 

 

Që nga viti 2000 kur ishin dy operatorët e parë dhe më tej u bënë katër kompani, pati një qëndrueshmëri dhe ekuilibër në treg. Deri nga viti 2015, kur konsumatori shqiptar ishte me norma të përafërta me gjashtë vendet e Ballkanit me të cilat kemi një lloj afërsie në treg. Nga 2020, 2021 kur ishte kulmi i pandemisë, gjërat ndryshuan drastikisht.

 

Duke përfituar nga kjo situatë u eliminuan Eagle dhe Plus dhe mbetën dy monopolet e tregut shqiptar, që kanë çmime shumë më të larta se vendet e rajonit, por edhe disa nga vendet e Bashkimit Europian. Nga viti 2022 deri në muajin e parë të vitit 2026, çmimet janë rritur me 27%. Autoriteti i Konkurrencës i ka pasur shqetësimet, por shumë pak është marrë në konsideratë. 

 

AKEP kurrë nuk ka ndërhyrë në mënyrë informative për të shmangur këto abuzime që bëhen ndaj konsumatorit. Thjesht për të mbajtur një numër aktiv, duhet të paguash 300 lekë të reja në muaj dhe nëse nuk paguan, do rrish 15 ditë pa sinjal dhe për ta rimarrë atë numër duhet të paguash 2500 lekë të reja.

 

Duke qenë treg duopol është shumë e lehtë të bëhet një marrëveshje e fshehtë për të përcaktuar çmimet, lihet hapësirë dhe dorë e lirë për të abuzuar. Neve na dalin mbi 3 milionë përdorues, se pjesa më e madhe kanë nga dy telefona, dhe në bazë të këtyre të dhënave rreth 75% e abonentëve janë të detyruar të paguajnë mbi mesataren e rajonit, rreth 27% më lart, kryesisht për shkak të paketave me parapagim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy