Vendimi i Erdoganit që mund të zemërojë Greqinë: Muzeu kthehet në xhami

Vendimi i Erdoganit që mund të zemërojë Greqinë: Muzeu kthehet në xhami

Muzeu historik Hagia Sophia në Stamboll do të kthehet në xhami, një vendim që pritet të shkaktojë polemika.

Presidenti i Turqisë Rexhep, Tajip Erdogan, e bëri të ditur këtë vendim, i cili vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve lokale që mbahen këtë fundjavë.

Hagia Sophia, e njohur si Ayasofya në Turqi, ka qenë më parë kishë dhe xhami.

Për gati 900 vjet - pasi u ndërtua në vitin 537 nga perandori bizantin Justiniani – ndërtesa ka qenë katedrale ortodokse greke. Nga viti 1453 deri në vitin 1931 ajo ishte një nga xhamitë më të mëdha, nën Perandorinë Osmane.

Hagia Sophia u bë një muze në vitin 1934, me dekret të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesi i Turqisë moderne.

Ky status laik lejon që adhuruesit e të gjitha feve të gëzojnë ndërtesën.

Statusi shpesh krijon tensione mes myslimanëve dhe të krishterëve, sepse leximet e Kuranit ose lutjet kolektive nganjëherë mbahen në Agi Sophia.

Por Erdogan tha të mërkurën se kthimi në muze ka qenë një "gabim shumë i madh".

Turqia mban zgjedhjet lokale këtë të diel, më 31 mars, dhe bërja publike e këtij vendimi mendohet të jetë pjesë e fushatës së Erdoganit për partinë e tij, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Ndryshimi i statusit do të diskutohet pas zgjedhjeve, tha presidenti turk.

Në vitin 2013, Erdogan tha se nuk do të merrte në shqyrtim ndryshimin e statusit të Hagia Sophia. Por ai tha se "ekziston një kërkesë" nga populli turk, që Hagia Sophia të shndërrohet përsëri në xhami.

Vendimi i Erdoganit rrezikon të zemërojë Greqinë, fqinjin e Turqisë dhe kundërshtarin historik. Kryeministri grek Alexis Tsipras e vizitoi muzeun pas takimit me Erdoganin muajin e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy