
OSBE ka publikuar raportin final për zgjedhjet e 25 Prillit të zhvilluara në vendin tonë, ku konsiderohet se procesi ishte i qetë ndërsa qytetarët mund të zgjidhnin mes kandidatëve të cilët mund të bënin fushatë të lirë brenda një kornize ligjore që respekton liritë themelore. Raporti nënvizon përdorimin e administratës publike nga ana e partisë në pushtet dhe burimeve administrative, ndërsa pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim.
“Në zgjedhjet e 25 Prillit, votuesit mund të zgjidhnin mes kandidatëve, të cilët ishin në gjendje të bënin fushatë të lirë, në një kornizë ligjore e cila respekton liritë themelore. Partia në pushtet nxori avantazh të rëndësishëm përmes kontrollit të administratave lokale, dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative.
Pretendimet për blerjen e votave nga partitë politike u përhapën gjatë fushatës dhe një numër i lartë hetimesh u hapën në këtë drejtim. Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”, thuhet në raport.
Në një numër të kufizuar të qendrave të votimit dhe numërimeve të vëzhguara, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë. Në raport preket edhe statusi i kandidatëve të pavarur. OSBE thekson se ata nuk ishin të barabartë me kandidatët e partive, pikë kjo që bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.
Pjesë nga raporti:
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën pas një marrëveshje politike përparimi të arritur në qershor 2020, e cila u pasua nga reforma zgjedhore. Zgjedhjet u zhvilluan në sfondin e vazhdimit të bisedimeve për hapjen e negociatave me BE.
Ndryshimet në korrik 2020 në Kodin Zgjedhor u bazuan në një konsensus të gjerë politik dhe dolën nga një proces konsultativ gjithëpërfshirës, ndryshime të mëtejshme kushtetuese dhe zgjedhore të miratuara në Tetor 2020.
140 anëtarët e parlamentit u zgjodhën për një mandat katër-vjeçar përmes një sistemi të modifikuar së fundmi proporcional. Sistemi lejonte kandidatë të pavarur, por nuk u garanton barazi në proces, mundësi krahasuar me kandidatët e partive, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe OSBE-në”, thuhet në raport.
Në fund të vëzhgimit, OSBE ka përcjellë disa rekomandime me qëllim përmirësimin e procesit zgjedhor në të ardhmen. Ajo thekson se kuadri ligjor ka nevojë për rishikim të mëtejshëm përmes një procesi gjithëpërfshirës, i cili duhet të miratohet para zgjedhjeve të ardhshme.
Legjislacioni duhet të ndryshohet për të siguruar që mediat janë në gjendje të mbulojnë në mënyrë të pavarur aktivitetet e garuesve zme synimin për të kufizuar përdorimin e përmbajtjes së prodhuar nga partia në lajme.
Sistemi Zgjedhor
Kuadri Ligjor
Administrata Zgjedhore



